Arsimit dhe formimit professional po i jepet një vëmendje tepër e madhe nga qeveria si strategji për të përgatitur profesionistë në zanate të ndryshme të domosdoshme për tregun e punës. 

Kryeministri Edi Rama, bën me dije se në kuadër të kësaj politike, mbi 4 mijë mësues po trajnohen në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies nga 130 pedagogë dhe trajnerë nga institucionet e arsimit të lartë. 

“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan, e që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, për të trajnuar mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ditën e djeshme, kryeministri mori pjesë në konferencën kombëtare për arsimin dhe formimin professional që u mbajt në Tiranë ku theksoi rëndësinë e përfshirjes së bizneseve private në këtë politikë që do të nxjerrë një numër më të lartë profesionistësh në fushat e domosdoshme.