Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambsadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Takimi ka zgjatur rreth një orë e 30 minuta ku i pranishëm ishte edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Në takimin e Ramës me amasadorët e BE ishte dhe ambasadori amerikan Donald Lu dhe ai i OSBE-së Bernd Borchardt, ndërsa ambasadorja e BE, Romana Vlahutin nuk ishte e pranishme.
Në përfundim të takimit, kryeministri Rama nuk dha asnjë deklaratë për mediat.
Megjithatë në qendër të diskutimit mendohet se ka qenë situata politike, protesta e PD-së por edhe përgatitja e zgjedhjeve të 18 qershorit.
Ky takim vjen pas disa drekave të punës që këta ambasadorë patën me kreun e PD, Lulzim Basha.





