TIRANE, 19 shkurt 2013- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi Grupin Parlamentar ndërsa në fjalën e tij u përqëndrua më së shumti tek treguesit ekonomik të vendit.
Në vlerësimin e Ramës të ardhurat tatimore sot janë më të ulëta se ato të vitit 2011.
Duke ilustruar gjithçka me grafiqe Rama tha se përmes analizës vlerësojmë çfarë ka ndodhur me të ardhurat dhe cila është gjendja reale e ekonomisë në Shqipëri.
Rama deklaroi se gjatë vitit 2012 nuk ka ndodhur asnjë ndryshim në regjimin tatimor përkatës të vendit.