Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në Durrës kryetarët e bashkive të vendit, në kuadër të vlerësimit të situatës së sezonit turistik dhe rritjes së efikasitetit në administrimin vendor.

Ky takim do të fokusohet në një sërë temash kyçe që prekin drejtpërdrejt zhvillimin e territorit dhe mirëqenien e qytetarëve:

-Granti i Performancës dhe treguesit e financave vendore, si instrument për të lidhur performancën me financimin.

-Paketa e Maleve, një ligj i ri për nxitjen e investimeve në zonat malore dhe agroturizëm.

-Legalizimet dhe regjistrimi fillestar i pronave, përshpejtimi i proceseve në bashkëpunim me bashkitë.

-Ligji për Administrimin e Bashkëpronësisë, sfida dhe detyra për garantimin e cilësisë së jetës në hapësirat e përbashkëta.

-Roli i bashkive në procesin e integrimit evropian, ngritja e kapaciteteve dhe aksesi në fondet e BE-së.

-Bujqësia 2030, politikat e reja të mbështetjes për sipërmarrjet bujqësore në nivel vendor.

Gjatë ditëve të fundit Rama ka kërkuar ndryshime në menaxhimin e qeverisjes vendore, duke kritikuar problematikat në disa qytete si Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri apo Shkodra.