Ashtu si çdo të hënë, edhe këtë paradite kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë do të caktohet data e Asamblesë Kombëtare të PS. Pritet që socialistët të mbledhin Asamblenë më 27 korrik.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet vendore të 30 qershorit dhe situatën e paszgjedhjeve, teksa kryebashkiakët e djathtë kanë vendosur të mos lirojnë bashkitë.





