Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste paraditen e kësaj të mërkure. Mbledhja po zhvillohet në selinë rozë.
Kjo mbledhje vjen dy ditë pas prezantimit të raportit të mazhorancës, për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Rama tha se socialistët nuk do të japin arrest pa gjyq, dhe se do të jetë procesi gjyqësor që do të flasë për pafajësinë e Belinda Ballukut.
Kreu i qeverisë theksoi se gjyqet publike si në kohën e gjyshit të saj, i përkasin të shkuarës.
Rama e cilësoi të dobët dosjen e SPAK, ndërsa deklaroi se socialistët nuk do lejojnë futjen në burg pa prova të ministres më punëtore të kabineteve të tij, dhe drejtueses së suksesshme të qarqeve Dibër dhe Fier.





