Teksa në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pritet të nisë manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta, në selinë e Partisë Socialiste po zhvillohen disa takime.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur me grupe të veçanta prej orës 15:00 ministrat dhe deputetët në selinë rozë, një ditë pasi u mbyll Kongresi Zgjedhor.

Rama ka mbaruar takimin me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, me të cilin ka diskutuar për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, teksa sot është publikuar dhe raporti pozitiv i Komisionit Evropian.

Ndërkohë, më tej, Rama është takuar me ministren e Financave dhe grupin e punës aty, me të cilët ka diskutuar për amnistinë fiskale. Ndërsa rreth orës 16:30, do të nisë takimi i kryeministrit me grupin e punës për drejtësinë.