Kryeministri Rama mbledh sot në Vlorë kabinetin e ri qeveritar. Takimi ka për qëllim ndarjen e objektivave dhe të kompetencave.
Ky takim vjen një ditë pasi nga Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama bëri publik dhe emrat e 13 ministrave me të cilët do të qeverisë në mandatin e dytë.
Kabineti i ri qeveritar do të jetë i balancuar përsa i përket gjinisë me 7 gra dhe 7 burra. Qeveria e re do të jetë më e vogël se ajo e 4 viteve më parë, ndërkohë që emrat surprizë të saj janë zëvendëskryeministrja Senida Mesi, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni, ministri i Disaporës Pandeli Majko dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve, Sonila Qato.
Kabineti i ri qeveritar “Rama 2”:
Kryeministër Edi Rama
Zv/kryeministre Senida Mesi
Ministër për Diasporën, Pandeli Majko
Ministrja e Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes Sonila Qato
Ministër i Jashtëm Ditmir Bushati
Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Ministre e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Ministre e Drejtësisë, Etilda Gjoni
Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro
Ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës Arben Ahmetaj
Ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Lindita Nikolla
Ministre e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.





