Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS kryesinë e partisë.

Tema e diskutimit pritet të jenë përgatitja për zgjedhjet lokale në 6 bashkitë që kanë mbetur pa kryetar.

Ndërkohë, do të flitet dhe në lidhje me organizimin e Kongresit të PS që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme e do të shpalosen objektivat e qeverisë në këtë mandat qeverisës.