Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot sekretariatin e ri të Partisë Socialiste.
Ky është takimi i parë i Ramës me sekretariatin e ri të Partisë Socialiste, që u zgjodh prej tij në datën 2 shtator gjatë Asamblesë të kësaj force politike.
Kujtojmë se Damian Gjiknuri është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe Rama i ka lënë atij 100 ditë kohë për të ristrukturuar partinë.
Takimi e kreut të qeverisë me sekretariatin e ri vjen pak ditë para nisjes së legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë.





