Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama do të mbledhë deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e Partisë Socialiste.
Mbledhja pritet të nisë rreth orës 14:00 në selinë rozë, ndërsa ende nuk ka detaje të konfirmuara se cila do të jetë tema e diskutimeve. Megjithatë mendohet se fokusi do të jetë tek organizimi.
Vetëm një ditë më parë u mblodh Kryesia e Partisë Socialiste, me kërkesë të kryeministrit Rama, ku u diskutua mbi zgjedhjet brenda partisë si dhe zhvillimet e fundit të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme dhe pasojat ekonomike që mund të sjellë te ne.
Në këtë mbledhje e cila zgjati vetëm 30 minuta, kryeministri Rama lajmëroi hapjen e fushatës për zgjedhje në Partinë Socialiste, të cilat mund të zhvillohen në periudhën qershor-korrik, por ende nuk ka një datë të saktë.
Në këtë mbledhje, ku ka folur vetëm kryeministri, ai u ka kërkuar socialistëve të nisin një dialog me bazën. Në bashki të caktuara sipas tij, duhet fokus edhe më i qartë, një dialog që do konkludojë më pas edhe në zgjedhjet për strukturat e partisë.





