Ditën e sotme në një nga resortet private në Shëngjin të Lezhës zhvillohet mbledhja e parë informale e qeverisë për këtë vit. Kjo është një traditë që ka nisur që në vitin 2017 nga qeveria Rama.
Kabineti qeveritar, përfshirë edhe zëvendësministrat, por edhe drejtuesit politik të qarqeve dhe drejtorët e drejtorive të rëndësishme rajonale do të analizojnë punën e tyre të vitit 2023 dhe do të vendosin prioritetet për vitin që ka nisur.
Ky takim i qeverisë nis sot dhe do të mbyllet të mërkurën. Ndërkohë sot nuk do të jetë e pranishme Elva Margariti, por ministri i ri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhe. Ky i fundit u propozua të hënën nga kreu i qeverisë Edi Rama. Tashmë i takon Presidentit Bajram Begaj që të dekretojë emrin e Gonxhes si ministër në qeverinë Rama.