Në kuadër të programit qeverisës në këtë mandat të tretë, Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje pune me komunitetin e donatorëve.
Në Facebook-un e tij, Rama ka ndarë fotot nga tryeza e madhe me donatorë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. Kreu i ekzekutivit shkruan se kanë diskutuar për koordinimin e të gjitha forcave dhe fondeve për arritjen e objektivave kryesore për Vizionin “Shqipëria 2030”.
“Një ditë pune me të gjithë komunitetin e donatorëve, për Vizionin #Shqipëria2030 dhe koordinimin e të gjitha forcave e fondeve në drejtim të prioriteve strategjike”, shkruan Rama.