Kryeministri i vendit Edi Rama feston sot ditëlindjen e tij të 59-të, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë.
Me këtë rast, Kryeministri Rama ka uruar Amerikën në përvjetorin e Pavarësisë.
Përmes një postimi me një kolazh fotosh nga vizita e ish-Presidentit të SHBA, Bill Clinton, Rama ka zgjedhur të urojë Pavarësinë e Amerikës dhe ka lënë heshtje këtë vit ditëlindjen e tij.
“Gëzuar 4 Korrikun Amerikë! Zoti të bekoftë”, shkruan Rama.