Kryeministri Edi Rama ka mbyllur pushimet në Dhërmi. Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale, përmes së cilës njofton kthimin në Tiranë.

“Mirupafshim Jon, po kthehemi në Tiranë”, janë fjalët që shoqërojnë foton ku ai shfaqet me bashkëshorten Linda dhe djalin e tyre, Zaho.

Me këtë foto kryeministri zbulon edhe një detaj. Gjatë qëndrimit në jug, mjekrën e ka lënë më të gjatë se zakonisht, si provë se këto kanë qenë pushime të shpenguara, në freskinë e detit dhe larg temperaturave të larta që lëshon vera dhe politika në Tiranë. Dhe këto kanë qenë pushimet më të gjata që Rama ka bërë në jug në këto 3 vjet qeverisje.