Kryeministri Rama ka shkuar mëngjesin e sotëm në drejtorinë e Doganave për të bërë një bilanc të punës së vitit që lamë pas. Kreu i qeverisë shoqërohet nga ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe ai i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Ndërkohë mbrëmë ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi vizitën e Ramës te ky institucion.

Në një status në Facebook, Berisha tha se Rama sot do të shkarkojë drejtoreshën Pranvera Fagu për shkak të mosrealizimit të të ardhurave.