Kryeministri Edi Rama ka treguar datën kur do të çelen punimet për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook, Rama deklaron se punimet për aeroportin e tretë në vendin tonë do të hapen në datën 28 nëntor.

Po ashtu, në postimin e tij, Kryeministri konfirmon atë që tha paradite në Kuvend, se më 29 nëntor do të hapet për qarkullimin e mjeteve edhe rruga “Arbërit”.