Kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga takimi me anëtarët e Akademisë Politike të partisë së tij. Sipas Ramës, rritja e interesimit të të rinjve të mirëshkolluar dhe të gatshëm për angazhim qytetar e politik me Partinë Socialiste, rrit energjinë pozitive të të vetmes forcë reale udhëheqëse të Shqipërisë 2030.

Kjo akademi funksionon në kuadrin e rienergjizimit të Partisë Socialiste. Në këtë akademi të rinjtë mësojnë më shumë për historinë dhe idetë e partive progresiste, por edhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Kjo është shkolla e parë e lidershipit të së majtës moderne.

Stafi i Akademisë Politike përbëhet nga pedagogë të përzgjedhur dhe profesionistë në fushat e tyre, të përkushtuar dhe të motivuar për t’u dhënë studentëve njohuritë e duhura. Lektorët janë politikanë të shquar, parlamentarë, udhëheqës të niveleve të ndryshme, diplomatë, profesorë universiteti dhe analistë të njohur, studiues e gazetarë, që kontribuojnë me dijen, përvojën, studimet dhe analizat e tyre.