Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim me mediat pak minuta më parë ka hedhur poshtë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ato të kryeministrit Edi Rama, për pazare politike.

Basha u shpreh se Rama ka 8 vite që e quan kukull e Sali Berishës, ndërsa tani Berisha e quan peng i Ramës.

“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje Sali Berisha më ja akuzuar për peng të Edi Ramës. E para gënjeshtër, e dyta s’do të ndodh kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. PD po ecën përpara. Do i prijë betejës popullore dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë që sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i çdo demokrati dhe këtij do t’i qëndrojë me përkushtim.”, tha Basha.