19 qershor 2015 – Shqiptarët po dëgjojnë sot premtimet e fundit për zgjedhjet e së dielës. Nga Tirana në Durrës, krerët e partive kryesore në vend kanë marrë stafetën për të kërkuar votat nga populli. Siç ishte parashikuar, mazhoranca është mbledhur në sheshin “Liria” të Durrësit, PD dhe aleatët e saj në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa kreu i LSI-së, Ilir Meta ka dalë më vete për të kryer mitingun përmbyllës në Vorë.

Për herë të parë, lideri historik i opozitës, Sali Berisha ndodhet në miting, në krah të kandidatit të PD-së për kryeqytetin, Halim Kosova.

Sipas sondazheve të fundit, gara më e fortë rezulton të jetë në Durrës, ku diferenca mes kandidatit të majtë, Vangjush Dako dhe asaj të djathtë, Grida Duma është e vogël.

Nesër shënohet dita e heshtjes elektorale, duke i lënë shqiptarët që të japin votën e tyre për kandidatin e bashkisë ku jetojnë.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”