24 dhjetor 2013 – Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij Linda edhe këtë vit kanë qenë në shtëpinë e dëshmorit të 21 janarit, Aleks Nika në këtë prag Krishtlindjes. Një pritje e ngrohtë nga familjarët të cilëve ende nuk u janë tharë lotët dhe ku dhimbja është pjesë e të përditshmes së tyre. Moment i veçantë për vajzat e vogla të Aleks Nikës, ishte hapja e dhuratave për të cilat Rama dhe bashkëshortja e tij ishin kujdesur që të ishin pranë dëshirave të vogëlusheve. Në një atmosferë feste, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja Linda kanë përcjellë për familjen Nika urimet më të sinqerta për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Rama me bashkëshorten për Krishtlindje në shtëpinë e Aleks Nikës (foto)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Nuk flija as gjumë”/ Aurela Gaçe: Për 3 muaj nuk këndoja dot, ishte dhimbje e madhe
Tronditëse! Fuste brisqe rroje në bukë, arrestohet 33-vjeçarja
EMRAT/ Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim! Çfarë iu sekuestrua
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave





