16 janar 2014 – Kryeministri Edi Rama ka komentuar me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook nënshkrimin mes Bankës Botërore dhe Bashkisë së Durrësit për Ujësjellësin e Kanalizimet e qarkut te Durrësit. Rama e ka cilësuar atë si rrugën e re për ujin, duke i dhënë fund etjes.  

Nisi sot me Durrësin rruga e re për ujin e pijshëm, përmes një projekti të Qeverisë Shqiptare me Bankën Botërore që u vu në vijë në një kohë rekord pas vitesh bllokimi e zvarritjesh të pafundme. Një sistem krejt i ri ujësjellësi që do t'i japë fund etjes së Durrësit e të gjithë komunave përreth dhe kanalizimesh që do të lidhen me impiantin e ri të përpunimit të ujrave të zeza që u vu në punë vetëm para disa muajsh, pasi qëndroi i bllokuar qysh prej vitit 2011.  Me realizimin e këtij plani të integruar, do të mbyllet edhe historia e turpshme e derdhjes së ujrave të zeza në detin që pret verë me dhjetëra mijëra pushues. Madje të gjitha mbetjet e përpunuara do t'i vihen në dispozicion plehërimit të tokës bujqësore", shkruan Rama në Facebook.