Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm është larguar nga Shqipëria për një vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të hapjes së negociatave nga Shqipëria.

Rama ka zhvilluar disa takime me krerët më të lartë në BE, ku kanë diskutuar për progres-raportin dhe për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt BE-së.

Këto takime të Ramës bëhen në një klimë të tensionuar poltike në Shqipëri, ku kërkohet shtyrja e zgjedhjeve dhe shkarkimi i Presidentit.

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar që t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me deklaratat e presidentit Ilir Meta ditën e sotme.

Pas disa pyetjeve rrjesht, Rama u ka thënë gazetarëve se do të flasin për presidentin dhe situatën në Shqipëri kur të kthehen në Shqipëri.