Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat me Presidentin e Këshillit EuropianAntonio Costa, në Luksemburg u shpreh se Shqipëria është e përkushtuar për të përmbushur detyrimet dhe mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027-s.

Rama u shpreh nga Luksemburg, ku do të zhvillohet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, tha se kjo është “një ditë e mirë për ne sepse kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë”.

Edi Rama: Jam i kënaqur që gjendem këtu me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili me mençurinë e tij ndaj vendit dhe rajonit tonë është diçka që e vlerësoj shumë.

Është ditë e mirë për ne se kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapitull të tjerë ndërkohë që me Presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për të zhvilluar një bisedë rreth përparimit që ne po bëjmë në këtë proces por edhe Samitin e ardhshëm të Komitetit Politik Europian, i cili është një aktivitet shumë i rëndësishëm, dhe do të flasim për rajonin ndaj të cilit presidenti është veçanërisht i përkushtuar.

Ka shumë për të diskutuar, por jam shumë i inkurajuan nga këto zhvillime dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrimet e kalendarit, dhe për të mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027