Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një video nga spitalet në vendin tonë. Në pamje shihen spitalet e rikonstrukturuara dhe investimet e bëra deri më tani. Rama krahas postimit të tij në rrjetet sociale shkruan se më e keqja është lënë pas.
“MIRËMËNGJES Fundjavë të qetë dhe kini besim, më të keqen e kemi hedhur pas krahëve, më të mirën e kemi të gjithën përpara,” shkruan Rama.
Në videon e publikuar nga Kreu i Qeverisë shfaqet Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se projekti madhor i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme do të finalizohet këtë vit.
“Viti 2020 vuri në një provë të vështirë mbarë botën. Edhe sistemi i jonë i shëndetesise u përball me një situatë të vështirë. Nga spitali i ri i sëmundjeve të brendshme, një projekt madhor që finalizohet këtë vit. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund punët e mira që kemi nisur”, shprehet Manastirliu.





