Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij nga Durrësi me rastin e nisjes së stërvitjes së NATO “Defender Europe 21” në Shqipëri.

Teksa përshëndeti pjesëmarrësit në ceremoni, Rama nuk përmendi Presidentin Ilir Meta, duke e shmangur ndonëse edhe ky i fundit është i pranishëm në këtë aktivitet.

Pasi kreu i qeverisë mbaroi fjalën, lidhja live nga Facebook-u i tij u shkëput, ndërkohë që pas Ramës fjalën e mori kreu i shtetit.