Kryeministri i vendit Edi Rama u tregua i ashpër në një replikë me deputetët e opzotës, teksa diskutohej për administrimin e zgjedhjeve.
Ai iu kërkoi demokratëve që kur akuzonin të mos i referoheshin as SHBA-ve dhe as BE-së, aq më tepër kur bëhej fjalë për Gramoz Ruçin e Fatmir Xhafajn.
“Mos flisni në emër të SHBA dhe BE se pastaj detyroheni të vini në këtë pikën që keni ardhur sot e thoni na detyruan ata kur iu pyesin çfarë ndodhi. Para zgjedhjeve dhe gjatë tyre e thatë ndryshe se na rrezuat gjysën e qeverisë, tani thoni do na hidhnin nga penxherja nëse nuk hynim në zgjedhje. Ne të tre e dimë shumë mirë se çfarë ju thanë juve. Sa për Gramozin e Fatmirin mos flisni në emër të SHBA. Shumë shpejt do ju duhet të vendosni kë do çoni me Gramozin në delegacion për në SHBA”,- u shpreh Rama.





