Në një dalje publike në krah të ministrit Fatmir Xhafa, kryeministri Edi Rama ka pranuar rezultatet e kënaqshme sipas tij të 9-mujorit të policisë së shtetit, duke shtuar se ndihet keq për furinë e baltës, akuzat dhe një sërë përpjekjesh ulëse ndaj policisë.

Sipas Ramës, palët opozitare synojnë demotivimin e Policisë së Shtetit.

"U bënë plot 4 vjet që Policia e Shtetit është institucioni më i sulmuar në vend dhe thjesht për një statistikë të bazuar në fakte i kam kërkuar para pak ditësh njerëzve të medias në Kryeministri të bëjnë një kërkim në gjithë historikun e medias së lirë shqiptare për të parë treguesit lidhur me qëndrimet politike dhe mediatike ndaj policisë së shtetit. Nuk jam befasuar, por edhe pse e kisha të qartë, raporti i sulmeve politike dhe mediatike ndaj policisë së shtetit në këto 4 vite është dhjetë me një."