Performaca artistike do të jetë pjesë e takimit që kryeministri Edi Rama do të mbajë nesër në Athinë me diasporën.
Rigels Rajku, i njohur si Noizy, do të këndojë për mijëra të pranishmit, ndërsa pritet edhe pjesëmarrja e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.
Kryeministri do të jetë i shoqëruar nga ministra, deputët dhe anëtarë të tjerë të kabinetin qeverisës.
“Është caktuar salla, ku do të mbahet takimi. Rama do të jetë i shoqëruar nga rreth 150-170 persona, deputetë, ministra, anëtarë të kabinetit qeverisës dhe staf. Do të ketë një mbulim të gjerë të mediave shqiptare, pothuajse të gjitha televizionet kanë ekipe të dërguarish”, raporton Bibe.
Takimi do të mbahet në Christmas Theatre, me të cilin qeveria ka firmosur marrëveshjen për marrjen me qira të sallës.
Ndërkohë, për sigurinë e Ramës, qeveria greke ka vënë në dispozicion një autoveturë tip “BMW” të blinduar dhe forca të shtuara sigurie.
Rama do të mbërrijë në Athinë të dielën në mëngjes dhe do të shkojë direkt në vendin e eventit. Mbas mbarimit të takimit me diasporën, kryeministri do të marrë pjesë në asamblenë e PS në Greqi dhe do të shpërndajë karta anëtarësimi për dhjetëra të rinj që zgjodhën e anëtarësohen në partinë socialiste.