Kryeministri Edi Rama merr 15871 vota preferenciale në qarkun e Durrësit, duke u renditur i pari mes 15 kandidatëve në listë. Menjëherë pas tij është renditur deputeti Lefter Koka me 9609 vota.
I treti mes socialistëve është deputeti i Fushë Krujës Rrahman Rraja me 7759 vota. Pas Rrajës renditet Jurgis Çyrbja me 6583 vota. Nga deputetet femra, më e votuara është Milva Ekonomi me 3739 vota dhe më pas Klodiana Spahiu me 2731 vota.
Më pak të votuarit e PS-së janë Artan Bitri me 767 vota dhe Keida Bejaj me 493 vota.





