Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama ka mesazh kurajues për shqiptarët sa i takon situatës që po kalon vendi për shkak të koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama kërkon nga qytetarët të kenë besim, ndersa shton se do të jemi krenarë se si do të dalim nga kjo luftë e mallkuar.

“MIRËMËNGJES, kini besim, jemi në rrugën e duhur dhe nesër do jemi krenarë për se si dolëm nga kjo luftë e mallkuar.”, shkruan kreu i qeverise.