Gjatë vizitës në Vlorë ku ndodhet për të parë nisjen e procesit të vaksinimit, kryeministri Edi Rama ka akuzuar presidentin Ilir Meta se ka shpërdoruar postin në krye të shtetit për të shërbyer në favor të LSI-së.

Rama tha se Meta ka shkuar në Vlorë natën me makina pa protokollin përkatës.

Sipas kreut të qeverisë, Meta e ka kuptuar që zgjedhjet kanë për të qenë një katastrofë për LSI-në.

Presidenti ka kohë që nuk është më President. Është thjesht një shpërdorues i postit të Presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja. E mirëkuptoj sepse vjen në Vlorë natën fshehurazi shkon lartë e poshtë natën. Shfaqet me makina pa protokollin përkatës. Takon njerëz që mesa duket jo aq shumë dhe i duket e zbrazur komplet Shqipëria sepse shumë pak njerëz besojnë tek LSI-ja. Në ato kushte duhet ta mirëkuptoni të gjithë se i duket si një katastrofë sepse në fakt sipas të gjitha gjasave zgjedhjet do të jenë një katastrofë për LSI-në”, tha Rama.