TIRANË, 21 qershor 2013 – Kreu i PS-së, Edi Rama dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, në një konferencë të përbashkët për shtyp, e para pas marrëveshjes së koalicionit në prill të këtij viti, shprehën bindjen se koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, do të marrë 80 mandate në zgjedhjet e 23 qershorit.
2 aleatët, apeluan për pjesëmarrje të qytetarëve në votime, garantuan se do të mbrohet çdo votë jo vetëm e partive në koalicion, por e çdo zgjedhësi shqiptar.
Kreu i PS-së, Edi Rama vlerësoi fushatën fantastike me një program të detajuar qeverisës dhe një skuadër që sipas tij, është më e mira dhe me koalicionin më të madh dhe me të fortë, “ku boshti PS-LSI është garanci për fitoren".
Nga ana e tij, lideri i LSI. Ilir Meta teksa ka paralajmëruar zgjerim të koalicionit, tha se ka ardhur koha që kryeministri Berisha të pranojë që në vend duhet ë mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mos bëhet pengesë.
Kjo është dalja e parë e dy lidërve të PS dhe LSI pas marrëveshjes për bashkëpunim së nënshkruar në Shkodër. Teksa dy ditë ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, aleatët e koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërisë Evropiane”, kanë shprehur mbështetjen publike ndaj njëri tjetrit veçmas, teksa janë zotuar që do mbrojnë cdo votë.
Rama: 48 orë vendimtare, të mbrojmë çdo votë
Gjatë kësaj konference kreu i PS-së Edi Rama u shpreh i sigurt se Aleanca për Shqipërinë Europiane do dalë fituese nga zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa tha se pikërisht boshti PS-LSI do garantojë këtë fitore të madhe. Janë 48 orë, sipas kreut të PS-së që e ndajnë këtë koalicion nga fitorja.
“Kemi arritur në fund të pjesës së fushatës që ka të bëjë me publikun dhe na ndajnë vetëm 48 orë në një ditë historike për Shqipërinë. Kemi zhvilluar një fushatë fantastike me një skuadër që unë e konsideroj më të mirën të pasur ndonjëherë, me mbështetje dhe koalicionin më të madh dhe më të fortë që ka zbritur ndonjëherë në fushën e betejës elektorale, ku boshti PS-LSI është garancia që do sjellë për gjithë shqiptarët këtë fitore”, tha Rama.
Por sipas kryesocialistit për fitoren do festohet vetëm pasi të jetë vulosur rezultati, i cili sic nënvizoi ai duhet të dalë nga kutitë i njëjtë dhe i patjetërsuar ashtu sic shqiptarët e kanë hedhur në kuti, prandaj cdo votë duhet mbrojtur.
“Edhe pse fushata jonë ka marrë formën e një feste ne do festojmë pas fitores, kur vula të jetë vendosur mbi rezultatet që presim. Duam t’ju drejtohemi atyre që na kanë mbështetur, për këto 48 orë që janë më të rëndësishmet. Çdo votë duhet mbrojtur dhe mbrojtja më e sigurt është dyfishimi i votës tënde me atë të dikujt tjetër. Sigurohuni që ditën e dielë të keni dy vota të siguruara. Ju lutem emigrantëve që nuk ia dalin dot të jenë këtu, të mos reshtin së kërkuari dy vota të sigurta në Shqipëri, njësoj sikur të ishin këtu”, tha Rama.
Më tej ai garantoi se PS e LSI që kanë shumicën në komisione e grupe numërimi do garantojnë mbrojtjen e cdo vote, të cdo partie
“I kujtoj pjesëtarëve të skuadrës sonë të përfshirë në administrimin zgjedhor se, PS dhe aleanca jonë ka detyrim të deklarojë paprekshmërinë e çdo aleati në garë. Asnjë votë të mos cenohet, të mbrohet çdo parti e vogël. të mos tjetërsohet në numërim. Na intereson të fitojmë me dinjitet, ne jemi aleanca për Shqipërinë Europiane dhe bashkë me LSI përfaqësojmë opozitën në komisione dhe grupe numërimi, jemi të vendosur të mbrojmë votën e çdo zgjedhësi. Do ia dalim të nxjerrim nga kutitë rezultatin që presim 77 deri në 80 mandate, ditën e dielën ky rezultat duhet të dalë i paprekur nga kutitë”, apeloi Rama.
Meta: Nuk largohem nga PS, pas zgjedhjeve hyrje të reja në koalicion
Kreu i LSI-së rikonfirmoi i edhe një herë më shumë se nuk do të largohet nga aleanca me PS-së, teksa u shpreh i bindur për fitoren tha se Aleanca për Shqipërinë Evropiane do të marrë më 23 qershor 80 mandate.
Lideri i LSI teksa ka paralajmëruar zgjerim të koalicionit, tha se ka ardhur koha që kryeministri Berisha të pranojë që në vend duhet ë mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mos bëhet pengesë.
“Dua të konfirmoj vendosmërinë tonë për të bashkëpunuar shumë ngushte me PS, por dhe të gjithë dubletet e tjera që kanë përgjegjësitë e tyre në administrimin e procesit zgjedhor për të mbrojtur dhe një vote të vetme nga cdo tentative vjedhjeve dhe trysnie pasi dhe një votë e vetme është me rendësi për standardin e zgjedhjeve dhe këtë gjë duhet te kuptoje me mire Berisha, i cili duhet te pranoje me ne fund zgjedhjet e lira dhe te ndihme, te mos behet pengese për to. Të frenojë strukturat e policisë që janë në shërbim të strukturave te shtetet dhe PD që ti shërbejnë standardit të zgjedhjeve e pasi ka të bëjnë me fatin Evropian të Shqipërisë. Aleanca për Shqipërinë Evropiane, pas 23 qershorit do jetë më e bashkuar dhe do ecë më shpejt drejt ristrukturimit të ekonomisë familjare”, theksoi Meta.
Shpreh bindjen se Aleanca për Shqipërinë Evropiane do fitojë 80 mandate, është e qarte se kjo është aleanca më e madhe që nga viti 1992 dhe aleanca do të vijë duke u zgjedhur pas 23 qershorit pasi fryma e saj është fryma e bashkëpunimit dhe gjithë përfshirjes”, paralajmëroi Meta.
Pyetje-Përgjigje
Pas 23 qershorit do ti ktheheni koalicionit me Berishën?
Ilir Meta: Përgjigjen zotit Berisha lidhur me një mundësi që la të hapur për këtë cështje ja dhashë nga qytetet i Beratit ku dëshmitar ishte dhe zoti Braho. Ditën e dielë njëherë e mirë Shqipëria që mbahet me qeverinë Berisha do vendosë të ecë në drejtim të ri, në atë drejtim që kërkon shumica e popullit shqiptar që ndeshet me vështirësi të mëdha dhe ka nevojë për një qeveri që zgjidh problemet. Kjo është një histori e mbyllur një herë dhe përgjithmonë, ne jemi në aleancë para zgjedhore dhe jemi dhe në aleancë pas zgjedhore cilido të jetë rezultati pavarësisht se ai është i padiskutueshëm 80 mandate për ‘ASHE’ dhe ne nuk e lemë të ikë nga dora .
Sa mandate do ketë LSI sa PS ?
Edi Rama: Unë nisem nga sondazhet tona të brendshme dhe harku i probabiliteti është 77 – 80. Ne jemi dy parti dhe një fuqi. Fuqia jonë është fuqia e bashkimit. Ne kemi zhvilluar një fushatë që potencon rolin e cdo partie me vete por frytet do i marrim bashkë. Kjo është e qartë dhe pa asnjë ekuivok, nëse do jenë 77 apo 80 ju të TV KLAN do na e falni ndodhje gabim me shifrat.
Numërimi i votave?
Edi Rama: Ne kemi zhvilluar fushatë bazuar në një strategji dhe të artë, të mbledhim cdo votë, është tren i gjatë ku secili zgjedhe vagonin por numërimi është i përbashkët. Administrimi i zgjedhjeve/ PS dhe LSI kanë një barrë të posaçme pasi na lejonin kodi zgjedhor që të rrimë në vijën e parë të administrimit të votave dhe do garantojmë një numërim ku cdo subjekt opozitar të marrë cdo votë se zgjedhësit i kanë dhënë.
Ka marrëveshje PS-LSI për ndarjen e pushteti me përqindje?
Ilir Meta: Marrëveshja që kemi bërë është marrëveshja e Shkodrës, dhe pas zgjedhjeve, ASHE do je më e gjerë pasi e garanton fryma e bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes që do thotë shumë më tepër e bashkime partish.
Kur thatë se do ketë rritje të koalicionit për kë e keni fjalën?
Ilir Meta: Nuk duhet të mendojmë se kjo është konferenca e fundit për shtyp.
Ironia dhe apeli i Ramës
“Dyfishoni votën tuaj se ju të gjithë që ndiqni pozitës do të ndiqni opozitën. Për ju të TVSH e keni të lehtë kalimin tek LSI për ju të Klanit, e lehtë kalimi tek PS”, tha Rama.





