Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur shqetësimit të presidentit Ilir Meta rreth rikthimit të vizave për vendin tonë.
Rama shkruan në Twitter se Meta duhet të shqetësohet vetëm që i vuri vizën figurës së kreut të shtetit duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve.
"Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave – s’ka shans të rikthehen – po të shqetësohet për vizën që i vuri figurës së kreut të shtetit,duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë! Kjo luftë e turpshme kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!", shkruan kryeministri.





