Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë me ministrin e jashtëm gjerman në kuadër të vizitës së tij në Tiranë. Rama falënderoi ministrin dhe tha se Gjermania i ka kushtuar një vëmendje të veçantë anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Respekt dhe mirënjohje për vëmendjen e Gjermanisë. Ne i japim rëndësi marrëdhënies me Gjermaninë dhe e konsiderojmë me një rëndësi historike angazhimin e qeverisë gjermane për të iniciuar atë që tani njihet si procesi i Berlinit. Ne jemi shumë mirënjohës kancelares për rolin e rëndësishëm në funksion të mbështetjes të një prej reformave më të mëdha siç është ajo e reformës në drejtësi. Më vjen mirë të theksoj se ne kemi qenë dhe mbetemi te vendosur në ruajtjen e një linje koherente në politiken e jashtme. Falënderoj ministrin gjerman për vizitën dhe që ka zgjedhur që drekën ta kaloni në Shqipëri mes Maqedonisë dhe Greqisë”, tha Rama.