TIRANE, 23 shtator 2013 – Kryeministri Edi Rama vijon të publikojë foto të reja në rrjetin social “Facebook”, për gjendjen në të cilën e gjeti godinën e Këshillit të Ministrave pasi u ndërrua pushteti.

Kësaj here, kryeministri ka publikuar disa fotografi të mobiljeve origjinale kryeministrisë, që siç shprehet ai kalben në depo, pasi ishin zëvendësuar “me sende të blera në pazarin e vulgariteteve.” 

“Mobilje origjinale të fillimviteve ’40, prodhuar enkas në Itali për godinën e kryeministrisë, që kalben në depo bashkë me vlerën e tyre të rrallë estetike e historike. Këto e të tjera vlera të shkatërruara plotësisht apo të zhdukura pa gjurmë, janë zëvendësuar me gjithëfarë sendesh të blera në pazarin e vulgariteteve”- shkruan Rama ne profilin e tij ne FB.