Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë një konferencë të përbashkët me homologun e tij, kryeministri Rama tha se "Modeli Shengen" duhet të aplikohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe jo vetëm me Kosovën.
Ai tha se herët a vonë qytetarët do hyjnë dhe dalin në kufijtë e Maqedonisë dhe Shqipërisë pa asnjë pengesë.
"Modeli Shengen duhet të shtrihet në të gjithë rajonin me Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi me bindjen se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjën në këtë proces.
Kufijtë e vendet tona duhet të jenë po aq fluidë saç janë kufijtë në Bashkimin Europian. Nëse këtë gjë do të duhet ta bëjmë me anëtarët e BE, askush nuk na pengon ta bëjmë mes nesh sot, jo nesër.
Herët a vonë do iu japim mundësinë qytetarëv të hyjnë dhe dalin në të dyja shtetet pa asnjë pengesë, kontroll, pa asnjë problem ashtu siç hyjnë dhe dalin në vendet e tyre qytetarët e BE", tha Rama.
Rama shtoi se është rritur ndjeshëm tregtia mes dy vendeve, ndërsa theksoi se shtrirja rrugës së Arbërit në segmentit Bllac-Shkup është nevojë strategjike.





