Kryeministri Edi Rama e ka nisur përshëndetjen e tij të mëngjesit këtë të hënë, me një lajm të mirë për vendin tonë. Ai njofton për raporton e fundit Global për Hendekun Gjinor 2017, sipas të cilit, Shqipëria përmirëson me 24 vende plus pozicionin e saj ndërkombëtar.
“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë që Shqipëria përmirëson me +24 vende pozicionin e saj ndërkombëtar në Raportin Global për Hendekun Gjinor 2017, duke u renditur e 38-ta në listën me 144 vende të vlerësuara, ju uroj një ditë të mbarë 
Raporti nënvijëzon që ky përmirësim vjen si rezultat i progresit të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave duke kompensuar progresin e ngadaltë të së shkuarës në këtë dimension. Progres është shënuar në çdo indikator të vlerësuar dhe specifikisht në Pjesëmarrje Ekonomike dhe Mundësi, Arsimim, Shëndet dhe Fuqizim Politik”, shkruan Rama, teksa publikon bashkangjitur edhe raportin.





