Tiranë, 26 qershor 2014 – “Na vranë mizorisht një mik, që donte jetën e njerëzit”. Kështu e ka komentuar kryeministri Edi Rama vrasjen e biznesmenit Artan Santos, gjatë mëngjesit të sotëm.
Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Rama u solidarizua me dhimbjen për ndarjen nga jeta të Santos.
“Na vranë mizorisht një mik të mirë, çun Tirone nga ata të vërtetët, që donte jetën e donte njerëzit, Tan Santo. 100mije EU kush ndihmon policinë”-citohet në mesazhin e kryeministrit Rama.
Biznesmeni u qëllua për vdekje sot me armë zjarri nga dy persona të maskuar rreth orës 9:30 në zonën e ish-Bllokut, pranë selisë qëndrore të bankës “Credins” teksa Artan Santo ishte duke hyrë në institucion.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





