Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me konfliktin e ndodhur dje në Vaqarr, ku policia procedoi ish-kreun e Policisë Bashkiake Florenc Hoxha, i cili së bashku me pjesëtarë të shtabit të PD ndaluan një makinë që thuhej se shpërndante ushqime në këmbim të votave.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se ndalimi i dhunshëm i disa iftareve nga paramilitarët është një çmenduri të padëgjuar, ndërsa bën thirrje për qetësi, durim dhe besim.

“Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar! Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve.”