Rruga e Dukagjinit në segmentin Prekal-Kir do të përfundojë shumë shpejt dhe do jetë një segment lehtësues jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook-un e tij pamje të rrugës në të cilën po punohet.
“Vijon puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, në segmentin Prekal-Kir, 17 km i gjatë, që do lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që do të zbulojnë Dukagjinin, dhe bukuritë e tjera të veriut të Shqipërisë”, shkruan kreu i qeverisë.