Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pasdite në Kamëz, ku ka shpërndarë disa tapi tokash, vetëm një ditë para protestës së PD-së. Mes përfituesve ka qenë edhe një kushëri i Xhelal Mziut, Vesel Mziu.

Atë e ka tërhequr i biri, ndërkohë që Rama ka shkëmbyer disa batuta.

Rama: S’po të pyes se çfarë e ke atë mikun tim…por s’po të pyes as se kur e ke bo aplikimin, se do ta ket bo baba…

Djali: Po (qesh).

Rama: Atëherë boji të fala babës

Djali: Të fala paç!

Rama:…dhe thuaji që legalizimin e ke nga Edi Rama!

Djali: Faleminderit!

“Hajde, kush do të shkojë në miting nesër, të vijë njëherë të marri lejen e legalizimit, se nuk shkohet në miting pa shtëpi… ju lanë rrugëve që ‘tju mbajnë rrugve… ju lanë në rrugë që të vazhdoni të luftoni komunizmin”, vijoi me batuta kryeministri. Ai ka shpërndarë 400 leje legalizimi për qytetarët e Kamzës, duke premtuar para tyre se qeveria nuk do të ndalet me kaq.