Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video gjatë mbledhjes së nivelit të lartë që kryesoi në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Në video Rama thotë se është fyerje ndaj organizatës nëse Rusia nuk pranohet si agresori dhe Ukraina si viktimë e luftës.

“KrenarpërShqipërinë Për Ukrainën, paqen dhe të ardhmen e përbashkët”, shkruan kryeministri krahas videos.