Edi Rama është ndër tre kryeministrat më të pëlqyer në rrjetin social “Facebook”. Ky fakt është zbuluar nga një hulumtim i gazetës serbe “Danas”, duke gjetur kryeministrat më të ndjekur në rrjetin social Facebook.

Kësaj liste i prin Angela Merkel me 2,5 milionë ndjekës, e ndjekur nga Dmitry Medvedev me 1,5 milionë ndjekës. Aty është edhe kryeministri Rama me 1.117.249 pëlqime që e ndjekin aktivitetin e tij në rrjetin më të popullarizuar social në botë.

Vlen të theksohet se nga liderët ballkanikë, më i pëlqyeri del të jetë kryeministri Rama, kurse kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, “ndiqet” nga vetëm 65.242 persona. Më pak i ndjekur se Plenkoviç është kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, të cilin e ndjekin në rrjetin social “Facebook” 65.596 persona.

Lideri më pak i ndjekur në “Facebook” është Robert Fico, kryeministri sllovak, me vetëm 4.604 persona.