EdI Rama ka ndërprerë takimin elektoral në Kavajë, pasi mori njoftimin se Papa Françesku u nda nga jeta.
“Më erdhi një mesazh këtu tani, më vjen shumë keq, ka ndërruar jetë Ati i Shenjtë, Papa Françesku, një njeri i jashtëzakonshëm.
Unë kam pasur një raport personal me të, më çonte vazhdimisht mesazhe dhe më vjen jashtëzakonisht keq, ai zgjodhi të vizitonte Shqipërinë jashtë Vatikanit pasi u zgjodh Papë. Pas një takimi që patëm, ai kaloi në Shqipëri një ditë që e konsideronte të paharrueshme tha dhe fjalën e paharrueshëm që Shqipëria ka vëllazëri fetare.
Besoj kam mirëkuptimin këtu ta nderoj me një minutë heshtje dhe ta ndërpresim këtu takimin”, tha Rama.