8 gusht 2013- Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kryeministri i zgjedhur Edi Rama thekson nevojën e një operacioni të gjerë e të thellë kundër ndërtimeve abuzime në bregdet, që cënon perspektivën e bregdetit tonë.

“Ndërtimet abuzive në bregdet një kancer agresiv në veprim! Duhet një operacion i gjerë e i thellë. Policia e Shtetit në krye! Operacioni do jetë gati në shtator e s'do ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin. Jemi në emergjencë kombëtare!”, shkruan Rama.

Pak javë më parë, në një takim me kryetarët e bashkive dhe deputetët socialistë të zonave bregdetare, Rama theksoi se: “Çdo karabina e ndërtuar deri tani duhet shembur. Ata që kanë cënuar detin, duhet t’i çohen prokurorisë. Ç’do gjë e ndërtuar pa leje që cënon perspektivën e zonës bregdetare, duhet rrafshuar. Në aspektin afatgjatë, duhet një ndërhyrje në ligj qoftë në mënyrën si do menaxhohen hapësirat publike, qoftë si do garantohet që cikli i ndërtimeve pa leje të jetë një cikël i mbyllur.”