TIRANE – I ftuar në emisionin “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dënon vendimin e Gjykatës së Tiranës që shpalli të pafajshëm gardistët e akuzuar për ngjarjet e 21 janarit. Sipas Ramës, protestuesit u pushkatuan para Kryeministrisë, nërsa gjykata liroi vrasësit. 

Përse shqiptarët duhet t’iu votojnë në qershor 2013 si kandidat për kryeministër? 

Pa ju dhënë konsideratë të përgjithshme. Sot shqiptarët kanë arsye madhore për të votuar më 23 qershor, për ti dhënë fund rrënimit të drejtësisë, si nocion dhe sistem. Sot ne duhet të ndihemi të gjithë të turpëruar si shoqëri për shkak të asaj që ka ndodhur në Gjykatën e Tiranës, e mbulon me trup vendin tonë në sytë e botës. Vrasësit e 21 janarit janë shpallur të pafajshëm. Unë besoj se nuk ka shqiptar që nuk reflekton për të ardhmen e këtij vendit, në rast se do të rrisë fëmijë në këtë vend. 

Ka një dilemë, institucionet shqiptare do të mbrohen apo të rrënohen. Bëri mirë kryeministri Nano që u largua në 14 shtator apo kryeministri Berisha që qëndroi në 21 janar. 

Nuk ka paralele mes 14 shtatorit dhe 21 janarit. Ne 14 shtator kërkohej koka e kryeministrit shqiptar. Në 21 janar njerëzit ishin të shumtë në numër dhe të paarmatosur. Në 21 janar protestuesit u vranë kur po ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar në bulevardin kryesor të kryeqytetit, pa asnjë lloj pozicioni apo armatimi që mund të kërcënonte. 

Si e shpjegoni ndërhyrjen, ambasada amerikene sot u tregua e ashper. Ishin kaq pak te dhunshme? 

Protesta e 21 janarit ishte protestë që do përdorja fjalët e Sarkozisë, që degjeneron në një moment të caktuar në një reagim me gurë ndaj policisë, e cila e provokoi turmën, por ajo që është e papranueshme është që shteti të nxjerrë armët dhe të qëllojë ndaj qytetarëve. 

4 të vrarët e 21 janarit, janë një dhimbje e madhe kombëtare, jo vetëm e militantëve apo simpatizantëve të PS-së. A mund të themi se u simbolizua ajo lufta e të varfërve. Nuk duket sikur është një ndeshje midis dy përfaqësuesve të popullit në emër të pushtetit? 

Këtu nuk bëhet fjalë për të mbajtur asnjë lloj krahu, në asnjë anë të barrikadës. Këtu bëhet fjalë për të mbajtur një qëndrim ndaj pushkatimit të njerëzve të pafajshëm nga shteti. Ai ishte një ekzekutim i ftohtë i njerëzve të pafajshëm në momentin kur demonstrata nuk paraqiste më asnjë rrezik edhe nga pikëpamja e goditjes me gurë. Sot ka pasur një përqafim të vrasësve të drejtësisë dhe vrasësve të demonstruesve në 21 janar. 

Sot dolën familjarët dhe kërkuan vetëgjyqësi dhe hakmarrje ndaj kryeministrit, nuk është pak si ti hedhësh benzinë zjarrit? Eshtë kjo politika e zotit Rama? 

Politika që mjaftohet me dhimbjen dhe nuk kërkon drejtësi nuk është as politikë dhe as e re. Organet e drejtësisë ekzekutojnë drejtësinë për të vulosur vjedhjen e zgjedhjeve, për ti dalë krah familjes së kryeministrit që i ka hapur luftë opozitës me demek në emër të drejtësisë. Sot ekzekutuan drejtësinë për të pafajësuar killerat e 21 janarit. 

Nëse do duam të djegim presidencën nuk duhet ta mbrojë njeri? 

Kjo nuk është më nëqoftëse, kjo është me fakt, nuk ka pasur përpjekje as për të pushtuar dhe zaptuar Kryeministrinë. Dhe sot janë dënuar mbi 100 e ca protestues që kanë kapërcyer kufirin e të drejtës së tyre dhe kanë marrë përgjegjësi personale. Janë thirrur në hetim 3 deputetë të opozitës dhe u lanë të lirë killerat. Dhe urdhëruesit e tyre nuk janë thirrur. Ish-ministri i kohës, tani kryetar i bashkisë dhe kryeministri i vendit nuk janë thirrur. Nuk ka tronditur vetëm opinioni publik, por dhe partnerin më të madhtë këtij vendi, që e kanë nënvizuar me shkrim deklaratën. Fakti është fakt. 

Do ta përdorni si kalë beteje ngjarjen? 

Këtu nuk ka lidhje me kalë beteje. Ju siguroj që unë sot nuk jam i befasuar, nuk kam asnjë emocion. 

Nuk ka vendim për deputetet, apo personazhet e tjerë? 

Nuk kam qenë as dakord dhe as i gatshëm që të pranoj ndonjë grup me axhendë tjetër. Kam parë një demostratë e cila është provokuar nga policia dhe pas provokimit është ngjallur një reagim. 

Nëse do rrethoheshit ju në postin e kryeministrit, si do reagonit. Do respektonit ligjin? 

Mos bëjmë spekulime. Ligji është i qartë. Kur unë te jem kryeministër ligji do respektohet pike për pike. Ligji e ndalon përdorimin e armëve të zjarrit jashtë territorit të Kryeministrisë. Nuk mund të qëllohet me armë zjarri populli. 

Gardisti ka detyrë ta mbrojë institucionet? 

Patjetër. Nëse thua protestë e ashpër nuk ke thëne asgjë. Nuk ekziston të qëllosh njerëz. Flitet për protestues të paarmatosur, Janë bërë hetime dhe nuk është gjetur asnjë protestues me armë, ndërkohë që janë shkrehur mijëra fishekë. Unë di që detyra e kryeministrit dhe e qeverisë dhe çdo institucioni, është përcaktuar nga ligji. 

Ju keni dënuar largimin e Nanos në 1998? 

Nuk është e vërtetë dhe nuk ka paralele të mundshme mes 14 shtatorit dhe 21 janarit. 14 shtatori ishte yrysh barbar për ti marrë jetën kryeministrit të asaj kohë, sot jemi në kushte të tjera. 

Taksa progresive? 

Është debat që e ka hapur kryeministri jonë. Ne dua tqë bëj të qartë flasim për vlerën progresivitetin në një sistem të ndershëm bëhet fjalë për sistem taksimi që mund të artikulohet në shumë forma. Aspak në formën më klasike. 

Si të përllogaritet mosmarrja e frymës së të pasurve? 

Ka forma të termit të ndershëm të taksimit. Taksa e sheshtë është grabitje e më të varfërve 

Pse? 

Kur taksa e sheshtë u vendos në 2007 ne kishim kontribut për buxhetin e këtij shteti që vite 70% nga kompanisë dhe 30% nga populli. Sot është e kundërta. Pjesën më të madhe të barrës, nuk e mbajnë kompanitë, por populli. 

Nuk ju duket arsyetim populist? 

Ajo shkollë e mendimit liberal që e hymnizon taksën e sheshtë është shkollë periferike dhe margjinale. Nëse liberalët kanë simbol ai është Ronald Regan. Sigurisht diskutimi zhvillohet sesa shtrihet progresiviteti. Por, që mësuesi të paguajë më shumë taksa sesa ministri i Arsimit kjo është e padrejtë. 

Por sipërmarrësit do hapin vende pune? Nuk do rëndohet biznesi? 

Është taksim imoral. Në 2007 kur u vendos taksa e sheshtë u rrit 10 herë taksa për infermierët, mësuesit dhe policinë dhe u ul për kryeministrin. Unë besoj se taksa paguesi më i madh nga të gjithë ata që përfitojnë nga buxheti i shtetit është kryeministri. Ajo që ne duhet të bëjmë është që vetëm me rikonfigurimin e sistemit të taksimit do i japin në fund të vitit një mësuesi një rrogë më shumë. Tek kompanitë si ka mundësi që një dyqan buke që i kanë listat e borxheve të njerëzve nën banka dhe nuk i merr me, rreth 150 milion euro…. 

Ku i merrni këto shifra? 

Bazohen në kalkulime të sakta. E rëndësishme është kjo që këta paguajnë më shumë taksa sot se sa një fabrikë çimentojë, hotel “Sheratoni”. Në raport me vitin 2005, sot nuk ka më shumë transparencë po të shikojmë se që nga kasat fiskale dhe deri tek procesi i marrëdhënieve mes shtetit dhe kompanive, situata nuk është përmirësuar por është përkeqësuar. Ka një mit tjetër që taksa e sheshtë do mundësojë rritjen e investimeve, do hapen vende të reja pune. Me sistemin e taksës së sheshtë nuk kemi më shumë vende pune. 

Nuk jemi në krize, vendi ka një stabilitet ekonomik të caktuar. 

Nga viti 2009 deri në 2012 na mungojnë 51 mije vende pune të humbura, bazuar në statistikat zyrtare. Kur vjen puna tek kriza, kur varfëria prek palcën nuk ka më krizë, është agoni. Ekonomia jonë është në agoni. Arka e shtetit nuk përballon dot më funksionimin normalisht të shtetit. Shtyrja e rrogave, që justifikohet se institucionet nuk po bëjnë punën e tyre, është shenjë e kësaj agonie. 

Zoti Rama kthehemi tek taksa progresive. Ne gjithmonë kemi probleme, por nuk jemi në panik ekonomik. Ndoshta është perceptimi im. 

Ne të dy mund të mos ndjejmë, por ajo që ndjen sot shqiptari i thjeshtë që jeton me një rrogë apo ndihmë ekonomike është pasiguri përballë fundit të muajit. Të mos flasim për pensionistet dhe biznesin e vogël. 

Ju thoni që do ta hiqni taksën për biznesin e vogël. Nëse bëjmë një referendum për taksat është i sigurt, të gjithë jemi kundër taksave. A e ktheni dot në realitet ekonomik apo jo? 

Unë jam pro taksave, i konsideroj kontributin patriotik për secilin. Taksat janë gjeneratori i rritjes së cilësisë së shërbimeve që shteti dhe institucionet japin falë kontributit të tyre. Ne themi të ndërtojmë një sistem taksimi të ndershëm. 

Çfarë është e ndershme, një gjë që funksionon, apo një gjë që del në sytë e publikut si një utopi dhe pastaj del në të kundërtën e vet. Ndaj të njëjtin mendim me ju përsa i përket etikës së taksës progresive. Por në vende të caktuara ka dështuar, pasi ka krijuar kushte dhe klimë të tillë që kapitalet e mëdha nuk investohen në vend por dërgohen në vende me kosto më të lirë punëtore. A nuk mendoni se do të shtohet koeficienti i korruptueshmërisë së drejtorisë së tatim-taksave? Si do ta mbani këtë sistem? 

Ne asnjë vend nuk kam dëgjuar asnjë që krizën ta lidhim me vlerën e progresivitetit të sistemit të taksimit. Nuk jemi në dilemën njëra apo tjetra. Dilemat janë brenda këtij sistemi të ndershëm taksimi në çfarë diagrame do artikulojmë barrën fiskale. 

Si do kenë më tepër supë shqiptarët me qeverisjen tuaj? 

Ne do lehtësojmë barrën fiskale për shtresën e mesme. Mësuesi nuk do paguajnë më më shumë taksa se ministri i Arsimit, siç ndodh sot. Paguan sot më shumë taksa një ushqimore se një fabrikë çimento. Ndërkohë që nga ana tjetër ka një diskutim tjetër. Sot sipërmarrësit e kanë të vështirë të shfaqen në publik se goditen menjëherë. Tek arka gjysëm boshe që shteti i ka borxh sipërmarrëseve, që do u lajmë ne. Dhe për shkak të hakmarrjes në mënyrë kritike të qeverisë. 

Si do ja lani ju me taksën progresive borxhin sipërmarrësve? 
Unë besoj se këndvështrimi juaj për taksën e sheshtë është tërësisht i mbrapshtë. Do krijojmë sistem komunikimi me sipërmarrjen transparent. Zgjedhja që ofrojmë është të ndajmë më mirë barrën që të kemi një shtet që i shërben të gjithëve. Në rast se ne do kërkojmë më shumë kontribute do e bëjmë në proces duke i garantuar më shumë shërbime. 

Kush e bën në familjen tuaj pazarin? 

Nuk jam marrë asnjëherë me bilancin ekonomik. Unë di që të gjitha janë shtrenjtuar me herë që e kanë bërë të papërballueshme jetën e zakonshme. Historia e familjes time është më e lehtë, por është dramatike për familjet e zakonshme. 

Privatizimet, më mirë menaxhim publik apo privat? 
Privatizimi është një instrument i patjetërsueshëm i sistemit, por nuk është përgjigjia që zgjidh problemin sepse ka shumë rëndësi kur bëhet, si bëhet dhe çfarë sjell. P.sh: Pse duhet të privatizohen 4 HEC, ku ato janë me eficente dhe nuk kanë humbje. 

Jo çdo që dështon është faj i qeverisë? 
Por qeverinë pse e kemi…. 

PS ka qenë sulmuese kundër CEZ dhe ACR? 

Dështimi në privatizimin e shpërndarjes së energjisë nuk ishte aksident ajror, por fund i paralajmëruar prej nesh para se të realizohej privatizimi. Arsyet janë objektive. Ajo që ndodh me privatizimet në Shqipëri janë grabitçare. CEZ fatkeqësisht u privatizua, ndërkohë që ndërmarrja nuk u ndërkombtarizua në standarde. Vijoi arbitrariteti dhe qeverisa në vend të të kërkojnë planin e investimit, ja u faturoi shqiptarëve një dështim që e ka themelin tek lidhjet korruptive mes të dyja forcave. Kjo është në masën me të madhe të privatizimeve të bëra nga kjo qeveri. Problemi lidhet me kontratën, të cilat janë pa vlerë. Qeveria nuk ka dëshirë të merret me zbatimi ne kontratave pasi është e zhytur në mëkat para që të nënshkruajë kontratën, që është ai korrupsioni i madh, që një pjesë e të cilët doli dhe nga ai raporti që 1.2 milionë dollarë janë zhdukur. Privatizime po, për të rritur mirëqenien. 

Kur u bë privatizimi ishte një ndër kompanitë më të mëdha? Pse i shqiptarizojmë? Në privatizim konsulenca ka qenë ndërkombëtare? Si shqiptarizohen? 

Për të njëjtën arsye që shqiptarët evropianizohet kur kalojnë kufirin. Për të njëjtën arsye që shqiptari nuk e vë rripin ne sigurimit këtu dhe sa të kalojë kufirin e vendos. Pas 23 qershorit do u tregojmë shqiptarëve ku kanë shkuar pasuritë e tyre. 

Pse akuzoni ministrin Imami? 
Arben Imami si ministër mbrojtjeje nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka udhëhequr një proces grabitjeje kombëtare për interesa të pushtetit. Këtë do ta tregojmë me fakte, dokumente. Nuk do kalojë lehtë kjo histori. 

Si do ta arrestoni, ky sistem gjyqësor që është sot do veprojë në bazë të investigimit tuaj. Do kalojë në gjykatat që ju i akuzuat. 

Ne kemi rilindjen, nuk kemi investime dhe arrestime, që ka qenë slogani i një partie që është sot ne koalicionin qeverisës dhe nuk arrestoi asnjë. 

Si do i jepni fund situatës, me kapatilazim apo shtetëzim? 

Nuk është privatizimi problemi, por mënyra dhe arsyet, skema korruptive ku futet privatizuesi dhe ai që fiton nga privatizimi pra kompania. Kompanitë që ikin janë ato që nuk kanë mundësi. Cdo aset apo aktivitet, ka nevojë për përgjigjie adekuate. Kurrë nuk do i privatizonim ato 4 HEC dhe mbasi ato rindërtohen i privatizon ato sjellin të ardhura në buxhet. 

Unë jam i mendimit që instrumentat për të ndryshuar situatën ekonomike janë ato përcaktojnë diferencën? Të pyeta për monopolet, a ekzistojnë? 

Unë po flas për nevojën që në të ndërtojmë shtet, troc ne nuk kemi shtetit, dhe rrugët e korrupsionit janë rrumpalla. Ky është dallimi mes një kapitalizmi barbar dhe funksional. 

Për një vend që do të emergojë nga një nivel në tjetrin, gjeografia është i rëndësishëm. Rilindja Kombëtare si të korrigjojë këtë mizori? 

Unë nuk jam dakord pasi Koraja e Veriut dhe e Jugut kanë të njëjtën gjeografi, por janë dy botë të ndryshme. Shqipëria dhe Mali i Zi janë e njëjta gjeografi, por kur del nga Shqipëria shikon botë të ndryshme së paku në 1 aspekt, në dy anët e rrugëve ka gjelbërim dhe nga një vendbanim në tjetrin ka segmente, kur nuk ka asnjë tjetër përvec gjelbërimit. 

Sapo folët për kaosin në rrugët e Shqipërisë, e njëjta gjë është dhe në bregdetet shqiptaret kur kryebashkiakët janë socialist? 

Unë besoj se po të shohim godinat e vjetra të Himarës, të Dhërmiut të Durrësit apo dhe kullat e Malsisë janë vepra me shijë të hollë që janë bërë nga njerëz pa shkollë. Po të shohim shëmtitë që ngrihen sot në atë të rrugës së Shqipërisë janë fytyra estetike e kësaj politike dhe PD. Se ishte anarkia që silli kreu i PD, kur u bë president dhe e mbarti ne gjithë rrugën e vet që sot 

Po bashkitë e PS ? 

Ne do marrim përsipër një plan të zhvillimit të qëndrueshëm hapësinor të gjithë Republikës së Shqipërisë, që do të ndajë në mënyrë të qartë dhe të prerë se kush dhe ku do të bëjë gjithcka. Do kemi jo vetëm një plan urbanistik që këta na e morën ne, që dhe Bashkia e Tiranës nuk e di cfarë është, por do kemi një plan të zhvillueshëm 

Instrumentat me cfarë do i bëni? 

Është pyetje që pas 4 vjetësh do i japim përgjigje në fakte dhe jo në llafe. 

Zoti Rama unë personalisht besoj më shumë tek instrumentet. Për të folur për instrumentet. Pyetja është, jeni për partnerët e mëdhenj botërorë? Duhej një përbindësh si Bechtel që të hapte rrugën Durrës-Kukës. Për të bërë këto gjërat e mëdha transformuese, cili do të ishte partneri ndërkombëtar që do ftonit? 

Biznesi ynë është goditur në një farë feje që po mbijeton në gjunjë. Shqiptarët nëse vendosen në kushtet për të bërë biznes, ndjehen të lirë dhe respektohen, mund të bëjnë mrekullia dhe i kanë bërë në vende të tjera. Këtu njerëz të talentuar, të jashtëzakonshëm me ide dhe energji ose janë goditur dhe masakruar ose janë thithur për tu bërë pjesë e klientelës së pushtetit. Bechtel është një kompani gjigante, por edhe në rastin e rrugës së kombit, që është vepra e vetme për të cilën unë mund ta vlerësoj pozitivisht qeverinë e Sali Berishës, u bë objekt i një skandali të pashoq korrupsioni. Nëse ne duam që në Shqipëri të vijnë investime të mëdha dhe të kemi investitorë seriozë nuk mjafton ftesa e kryeministrit por duhet mjedisi i tillë që ti garantojë këto investime. Nuk ka asnjë argument të provuar që nga taksa e sheshtë janë rritur investimet. Ajo që i rrit investimet është në radhë të parë një territor që garanton trajtim të drejtë në treg. Në radhë të dytë është parashikueshmëria. Në këtë qeveri rregullat brenda sistemit fiskal kanë ndryshuar 67 herë në më pak se 8 vjet. Këto ndryshime janë katastrofë për një kompani që investon sepse nuk e di çfarë e pret pas 3 muajsh. Duhet të zgjidhim edhe çështjen e pronës. 

Investitorët duhet të vijnë apo jo, apo duhet të pastrojmë njëherë territorin pastaj të vijnë ata? 

Unë po flas se si duhet ta shikojmë çështjen. Nga ana tjetër duhet të kualifikojmë krahun e punës. 

Vizioni gjeopolitik i Edi Ramës? Të kemi dëgjuar radhë të flisni për gjeopolitikën? Deklarata e Papas, si e komentoni? 

Është krijesë shumë e ulët, por tu marrë me të. 

Është grupi parlamentar grek më i rëndësishëm? 

Kjo tregon sa poshtë ka rënë një pjesë e zgjedhësve në Greqi ndoshta jo për fajin e tyre, por për verbërinë e shkaktuar nga kriza dhe shumë frustracione, por edhe mangësi, kohë pas-kohe. 

Kush është deklarata e tmerrshme që thotë Papas që keni bërë? 

Nuk kam bërë asnjë deklaratë të tmerrshme, nesë është tmerruar është kompliment për mua. 

Kush mendimi juaj Shqipëria në rajon? 

Unë e shoh me shqetësim degradimin e gjuhës në fjalorin e kryeministrit lidhur me rajonin dhe e konsideroj se ky degradim është pjesë e degradimit të përgjithshëm. Ka një kufi shumët ë qartë ndarës mes patriotizmit dhe retorikës nacionaliste. Patriotizmi është ajo cka duhet si fjalë dhe si vepër. Retorika nacionaliste nuk shikon nevojat për liri dhe të drejta të vetvetes, por shikon krijimin e kundërshtive dhe të rrugëve kur përcohet urrejtja për të tjerë. 

Ju keni qene objekt i një sulmi të ashpër? 

Unë besoj se sot ne kemi nevojë të afirmojmë padyshim një aspiratë të madhe që është aspirata e shkuarjes përpara të shqiptarëve si komb. Pyetja ime është si kam mundësi kemi mbetur tek abetarja për të përafruar sistemin arsimor këtej dhe andej kufirit Si ka mundësi që Kosova është e varur nga Serbia per sa i takon energjisë. 

Kushto më lirë… rregullat e tregut janë blej me lirë, tek kush shet më lirë… 

Ne duhet të garantojmë sigurinë energjetike të 2 shteteve bashkë dhe Kosova nuk duhet të jetë vetëm një rrugë, por edhe rrugën tjetër. Linja e internjeksionit është bllokuar për arsye korruptive. Si ka mundësi sot e gjithë ditën ne nuk kemi arritur as tek idhulli i Berishës, Ahmet Zogu, për ofertat turistike.