Paga minimale nga gjysma e dytë e vitit të ardhshëm do të jetë 38 000 lekë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

“Do të rrisim edhe një herë nivelin e pagës minimale. Kemi qëllim që ta çojmë në 36 000 lekë, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, të bëhet 38 000 lekë. Nga kjo rritje e menjëhershme janë 21 milionë $ që do të përfitohen direkt nga ata që paguhen me pagë minimale. Për 100 000 familje, janë 3500 lekë që shtohen çdo muaj me këto rritje”.

Do të vazhdojmë të mbështesim familjet duke rritur nivelin e pagës që nuk taksohet, deri në 50 000 lekë”, -shtoi Rama.