Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij para emigrantëve shqiptarë me falënderime për mikpritjen, që sic tha ai “është kaq prekëse”.
Gjatë fjalës së tij Rama u është drejtuar shqiptarëve, teksa tha se janë bërë shëmbëlltyra e krenarisë së atdheut në këtë pjesë të Europës.
Gjithashtu Rama nuk la pa kujtuar edhe kritikat e shumta që ka marrë lidhur më këtë aktivitet të zhvillur në Athinë. Ai shtoi se qëllimi i kësaj vizite nuk është takimi me ‘shërbëtorët’ e dikurshëm, por të çmallet me të zotët e barabartë të shtëpisë
Rama: Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse, në këtë strehë kaq të madhe. Entuziazmi juaj më përul, por mbi të gjitha jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim. Ju jeni bërë shëmbëlltyra e jashtëzakonshme e krenarisë tonë në këtë pjesë të Evropës. Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do kuptojnë që nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetaret e barazvlefshme të Greqisë. Shqiptarët nuk janë më të leckosur, por janë krenarë të Shqipërisë.