TIRANE, 7 korrik 2013 – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi të dielën një takim me përfaqësuesit vendorë në Vlorë, ku ka diskutuar për konkursin ndërkombëtar mbi planin e zhvillimit të qarkut dhe aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet pas marrjes së mandatit si kryeministër. 

Rama ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se “pas katër vjetësh ndërtimet pa leje në breg do jenë një ëndërr e keqe”. 

“Mesazhi është i qartë: Kush ndërton pa leje apo në shkelje të lejes në bregdet duhet të ndalet sepse pa asnjë dyshim po i çon paratë në det!,- ka nënvizuar Rama, ndërsa shton se “në vijën bregdetare të Shqipërisë do bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë”. 

Me tej Rama njoftoi se cdo deputet socialist do te kete tryezen e tij perkatese ne qarkun perkates nga ku eshte votuar.

"Ne Vlore do te kem prej shtatorit edhe zyren e deputetit me nje strukture standarte qe do ta kete cdo zyre deputeti socialist ne cdo qark".